Deputeti i Parlamentit Evropian, Eduard Kukan bëri thirrje sot që opozita në Maqedoni të kthehet në Parlament.

Ai e bëri këtë deklaratë pas një takimi që zhvilloi në Shkup me zëvendëskryeministrin për eurointegrime, Vasko Naumovski.

“Në cdo shoqëri demokratike opozita ka të drejtë të kritikojë pushtetin dhe ka të drejtë të tregojë se si do t’i kryente punët më mirë se qeveria. Por, të gjitha këto aktivitete duhet të zhvillohen në Parlament. Porosia ime është që opozita të kthehet në Parlament dhe prej andej të shprehë argumentet e saj politike”, deklaroi eurodeputeti Kukan, i cili njihet si një nga raportuesit nën hije për Maqedoninë.

Top Channel