Kidman prezanton vajzën e sapolindur
21/02/2011 10:15
Aktorja hollivudiane, Nicole Kidman, prezantoi vajzën e saj të sapolindur, në një program autralian të quajtur “60 minutes”.
Duke folur mbrëmë, nëna krenare nuk hezitoi të tregonte një foto, të cilën e ruante në celularin e saj.
”Këto janë dy vajzat e mia të vogla”, deklaroi Nicole, ndërsa i tregoi prezantuesit dhe kamerave fotografinë ku të dy fëmijët e vegjël qëndronin së bashku.
Sunday Rose, 2-vjeçarja e adoptuar, qëndronte përkrah të sapolindurës Faith, në imazhin e treguar.
Nicole foli pa doreza edhe për problemet e saj në mbetjen shtatzanë, probleme që e detyruan të përdorte teknologjinë e ngjizjes në laborator dhe injektimit në mitër.
Top Channel