Partia Demokratike e Kosovës dhe Lista “Dr Ibrahim Rugova” kanë arritur marrëveshje, të dielën pasdite, për të qenë në bashkëqeverisje.

Ndonëse një gjë e tillë është bërë pa praninë e mediave, arritjen e marrëveshjes e ka konfirmuar për Top Channel anëtari i kësaj liste, Bujar Bukoshi.

Sipas Bukoshit, në bazë të marrëveshjes, “Lista Dr. Ibrahim Rugova” do të ketë postin e zëvëndëskryeministrit, Ministrinë e Ambientit e të Planifikimit Hapësinor, dhe dy zëvëndësministra.

Një ditë më parë, PDK nënshkroi marrëveshje edhe me Aleancën Kosova e Re, Grupin Parlamentar 6+, dhe me partinë nga radhët e komunitetit serb, SLS. Me zyrtarizimin e këtyre marrëveshjeve i çelet kështu rruga votimit të qeverisë dhe presidentit në seancën e nesërme të Kuvendit.  

Pas arritjes së koalicionit me AKR-në, Thaçi tha se koalicioni i ri qeveritar gëzon mbështetjen e rreth 70 deputetëve. Një ditë më parë, Top Channel mësoi nga burime brenda partive në koalicion se kryetari i AKR-së Behgjet Pacolli akoma nuk i ka siguruar votat për t’u zgjedhur President i Kosovës.

Sipas burimeve janë 4 deri në 8 deputetë nga radhët e PDK-së që nuk do të votojnë për Pacollin president. Por sipas të njëjtave burime kreu i AKR-së i cili deri më tani është i nominuari i vetëm për President të Kosovës, po lobon në sigurimin e votave nga deputetet e LDK-së , AAK-së dhe Vetëvendosjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA