Libia, 104 viktima në Bengasi
20/02/2011 11:15
Human Right Watch, organizata për mbrojtjen e të drejtave të njeriut me bazë në New York, publikon se numri i viktimave në Libi ka arritur në 104 persona gjatë katër ditëve të trazirave.
Bilanci i mëparshëm i HRW ishte 84 viktima gjatë tre ditëve të përleshjeve mes manifestuesve dhe policisë.
Organizata saktëson se ky bilanc është ndërtuar duke kontaktuar dëshmitarë dhe personel të stafit mjekësor.
Qeveria e Libisë nuk ka dhënë asnjë shifër dhe nuk ka bërë komente zyrtare mbi dhunën në vend.
Top Channel