Jemen, vritet demonstruesi 16-vjeçar
20/02/2011 08:30
Një adoleshent është vrarë dje, kur policia ka ndërhyrë për të shpërndarë një manifestim kundër regjimit në Aden (Jemen).
Lajmin e bëjnë të ditur burimet spitalore të Jemenit.
16-vjeçari ishte pranë shtëpisë së tij kur një plumb e ka qëlluar. Tentativat e familjarëve të tij për ta shpëtuar kanë qenë të kota.
Vdekja e të riut e çon në dhjetë numrin e viktimave që kur në Jemen kanë filluar trazirat.
Top Channel