Zyrtarizohet koalicioni qeverisës mes PDK-së dhe AKR-së, i cili përcakton si kryetar të qeverisë Hashim Thaçin dhe president të Kosovës, Behgjet Pacollin.

Gjatë një daljeje të përbashkët për mediat, Thaçi ka deklaruar se “koalicioni qeverisës do të jetë i gjerë dhe gjithëetnik”.

“Do të punojmë si ekip, do të implementojmë së bashku programin”, theksoi ai.

Ndërkohë Pacolli theksoi se bashkëpunimi midis dy forcave politike do të jetë përtej limiteve.

“Kemi një program shumë të thjeshtë që të krijojmë një prespektivë për qytetarët  e Kosovës”, tha Pacolli.

“Besoj se të zgjedhurit e popullit të Kosovës do të votojnë që unë të jem president i Kosovës dhe me fillimin e punës do të fillojë implementimin e të gjitha obligimeve që të detyron Kushtetuta”, theksoi presidenti i ardhshëm.

Top Channel