Sakineh, lirohen dy gazetarët gjermanë
19/02/2011 17:05
Janë liruar dy gazetarët gjermanë të Bild të arrestuar më 10 tetor 2010 në Teheran, ndërsa tentonin të intervistonin djalin e avokatit të Sakineh Mohammadi-Ashtiani.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm gjerman, duke shpjeguar se dy reporterët gjendeshin aktualisht në Tabriz në shoqërinë e një funksionari të konsullatës gjermane.
Ata pritet që sot të çohen në ambasadën e Berlinit në Teheran.
Top Channel