" /> ">
Ish-presidenti tunizian, Zine el-Abidine Ben Ali, i arratisur nga vendi pas protestave masive në mesin e muajit janar, ka ndërruar jetë në një spital në Arabinë Saudite, raportoi përpara disa minutash televizioni “France 24”.
Lajmi duhet ende të konfirmohet nga rrjetet e rëndësishme ndërkombëtare, por “France 24” citoi “burime të sigurta spitalore”. Përpara dy ditësh, e përditshmja “Le Monde” informoi e para se diktatori 74-vjeçar kishte pësuar një infarkt dhe ndodhej i shtruar në gjendje kritike në një spital në Xhedah.
Brenda disa orësh, edhe rrjetet e mëdha ndërkombëtare e konfirmuan lajmin e burimeve të së përditshmjes franceze.
Ben Ali ishte në koma dhe shanset e tij për mbijetesë ishin cilësuar 50-50. Sipas informacionti flesh nga “France 24”, iu u shua rreth orës 11.
Lajmi mund të pritet me kënaqësi në Tunizi, ku njeriu që drejtoi me dorë të hekurt vendit u largua pas 23 vitesh në pushtet, por vetëm pasi morri në avionin e tij personal një pasuri marramendëse, të përfituar nga abuzimet me detyrën.
Arabia Saudite kishte pranuar t’i akordonte Ben Ali-së statusin e azilit politik. Së shpejti pritet të mësohet më shumë rreth rrethanave të vdekjes së tij.
Top Channel