Londër, sherr mes të rinjve kosovarë
19/02/2011 08:35
Tre adoleshentë të plagosur dhe 19 të tjerë të arrestuar është bilanci i një sherri masiv që shpërtheu në ditët e fundit në Trafalgar Square të Londrës.
Më 17 shkurt, banda të rinjsh shqiptarësh nga Kosova, të armatosur me thika dhe shkopinj hokei, janë përleshur për 90 minuta.
Ka qenë ndërhyrja e policisë që ka qetësuar situatën, ndërkohë që turistët që ndodheshin përreth janë larguar të tmerruar.
Ngjarja ndodhi ditën e 3-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia, më 17 shkurt të vitit 2008.
Top Channel