Për vite me radhë, Dina Lohan refuzoi të pranonte se vajza e saj kishte një problem. Megjithatë, më në fund edhe nëna e Lindsay-t është dorëzuar, pas spirales negative në të cilën është zhytur e bija së fundmi.
Në një intervistë të dhënë për një televizion amerikan, 48-vjeçarja theksoi se Lindsay ka bërë përmirësime të rëndësishme në luftën e saj kundër varësisë nga droga, por e pret përpara një betejë që do të zgjasë të gjithë jetën.
”Besoj se Lindsay nuk merr më substanca, por është e qartë që tundimi mbetet dhe që do të duhet të luftojë gjatë të gjithë jetës kundër vetes”, deklaroi Zonja Lohan. “Megjithatë, kam besim se gjithçka do të zgjidhet.
Lindsay është një vajzë e re me probleme. Si të gjithë, as ajo nuk është perfekte. Problemi në rastin e saj është që ndryshe nga të rejat e tjera, gabimet e Lindsay-t vendosen në mikroskop”.
Ndërkohë, Lohan përballet me mundësinë që të përfundojë pas hekurave, për shkak të vesit të saj të fundit, vjedhjes. Ajo akuzohet se vodhi një varëse floriri me vlerë 2 500 dollarë, nga një dyqan në Los Anxhelos.
Top Channel