Liga Arabe theksoi se është e domosdoshme që një samit i planifikuar për në muajin mars në Bagdad të mbahet, për të diskutuar atë që e përshkroi si “zhvillime kritike dhe përcaktuese” në botën arabe.
Libia, e cila zotëron presidencën me rotacion të kësaj organizate, deklaroi gjatë javës se për shkak të situatës së krijuar në rajon, samiti mund të shtyhet.
Me qendër në Kajro, drejtuesit e Ligës së Vendeve Arabe deklaruan se shpresojnë që kërkesa zyrtare e Libisë për shtyrjen të mos mbërrijë, pasi bisedimet janë të nevojshme në këtë moment më shumë se kurrë.
”Sekretariati i Ligës Arabe dëshiron të nënvizojë rëndësinë jetike që samiti i ardhshëm të mbahet atëherë kur është planifikuar. Duke parë rethanat, grada më e lartë e koordinimit është e domosdoshme”, shkruhej në një komunikatë për shtyp.
Nëse afatet do të respektohen, samiti do të zhvillohet në 29 mars.
Top Channel