Koalicioni qeverisës mes PDK-së dhe AKR-së do të nënshkruhet sot, rreth orës 15:00.

Lajmin e ka bërë të ditur nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli, sipas të cilit pakti do të firmoset nga krerët e dy partive, Thaci dhe Pacolli.

Sipas Makollit, aktualisht përfaqësuesit e dy partive janë duke përfunduar detajet e fundit të marrëveshjes, që sheh Thacin kryeministër dhe Pacollin president.

Megjithatë, Makolli nuk ka qenë në gjendje të përcaktojë se si do të ndahen ministritë e qeverisë së re, duke u shprehur se gjithcka do të qartësohet në fund të procesit.

Top Channel