Sipas mediave kosovare, partitë politike që bëjnë pjesë në koalicionin e ri qeveritar kanë bërë një ndarje paraprake të dikastereve.

Kështu, PDK do të ketë tetë minisri, AKR tre deri në katër, Lista Rugova një dhe pjesa tjetër do t’u takojë partive të pakicave.

Sipas “RTK”, zëvendëskryeministër i parë do të mbetet Hajredin Kuci, ndërsa Muhamet Mustafa nga AKR dhe Slobodan Petrovic do të jenë zëvendëskryeministrat e rinj.

Ndërkohë, Fatmir Limaj, aktualisht ministër në ikje i Transporteve, nuk do të jetë në qeveri për shkak të kërkesave të ndërkombëtarëve për një qeveri pa elementë të hetuar apo nën hetim.

Televizioni publik kosovar ka publikuar edhe një listë emrash që pritet të jenë ministrat e rinj:

Enver Hoxhaj ministër i Jashtëm, Bekim Collaku ministër i Arsimit, Bajram Rexhepi ministër i Punëve të Brendshme, Vlora Citaku, ministre për Integrimet Evropiane, Agim Ceku ministër i Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Ferid Agani ministër i Shëndetësisë.

Pjesë e qeverisë do të jetë edhe nënkryetarja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, ndërkohë që ministritë e tjera dhe emrat e drejtuesve të tyre do të publikohen në ditët e ardhshme.

Top Channel