Iran, 6 të varur per trafik droge
19/02/2011 13:45
Gjashtë persona janë varur në Iran që nga fillimi i javës pasi janë shpallur fajtorë nga gjykata për trafik droge.
Këto ekzekutime e cojnë në 77, sipas të dhënave zyrtare, numrin e personave të dënuar me vdekje në Republikën Islamike që nga fillimi i vitit.
Ndërkohë, për disa organizata që mbrojnë të drejtat e njeriut shifra në fjalë nuk është e saktë, pasi numri i ekzekutimeve është me i lartë.
Në vitin 2010, gjithmonë sipas të dhënave zyrtare, kanë qenë 179 ekzekutimet e të dënuarve, ndërsa sipas Human Rights Watch shifra e vërtetë është 388.
Top Channel