Huliganët maqedonas kërcënojnë me dhunë
19/02/2011 10:20
Disa huliganë maqedonas, nëpërmjet rrjeteve sociale në internet, kanë paralajmëruar për një protestë të re ditën e sotme në Kala, si hakmarrje për incidentet e javës së kaluar.
Të mbledhur nën frymën e urrejtjes ata kanë paralajmëruar se, të shtunën do t’i masakrojnë shqiptarët dhe do të djegin librin e shenjtë të Kuranit.
Ndërkohë, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska, si dhe autoritete të tjera kanë bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të mos i përgjigjen apeleve për protesta të reja.
Top Channel