Dy vrasje brenda natës në Kosovë, një person vritet me armë zjarri në Prishtinë, tjetri me thikë në Mitrovicë
Agjentë të policisë dhe pjesëtarë të njësive speciale në Maqedoni po sigurojnë Kalanë e Shkupit, objektet fetare dhe pjesë të tjera të qytetit ku jeton popullsi e përzierë shqiptare dhe maqedonase.
Këto masa, të urdhëruara nga Ministria e Brendshme, po ndërmerren pas paralajmërimeve të disa nacionalistëve maqedonas për protesta të reja pranë kalasë.
Masat vijnë gjithashtu pas incidentit të regjistruar javën e kaluar në Kalanë e Shkupit, ku nga përleshjet mes shqiptarëve dhe maqedonasve disa persona mbetën të plagosur, mes të cilëve dy policë.
Ndërkohë, ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankulovska, si dhe autoritete të tjera kanë bërë thirrje të vazhdueshme që qytetarët të mos i përgjigjen apeleve për protesta të reja.
Top Channel