EULEX, akuzë dy ish-luftëtarëve të UCK-së
19/02/2011 10:00
Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë edhe ndaj dy ish-pjesëtarëve të UCK-së, për krime lufte të kryera kundër popullsisë civile në një kamp në Cahan të Shqipërisë.
Haki Hajdari, 48 vjec nga Skenderaj, i njohur me nofkën “Haki Drenica” dhe Sali Rexhepi, 55 vjec nga Rashkoci i Gjakovës akuzohen nga një prokuror ndërkombëtar se në bashkëpunim me Riza Alijajn dhe anëtarë të tjerë të UCK-së, të paidentifikuar deri më tani, kanë trajtuar në mënyrë cnjerëzore civilë shqiptarë në Cahan të Shqipërisë në vitin 1999.
Sipas gazetës “Koha Ditore”, numri i të akuzuarve deri tani ka shkuar në pesë dhe pritet të rritet edhe më tej.
Top Channel