I pranishëm në mbrëmjen e fundit të festivalit italian të muzikës, në Sanremo, aktori Robert de Niro u përpoq të shikonte përtej fustanit të zi të Monica Belluci-t.
Të dy të ishin të ftuar nderi në Sanremo, por Belluci i ofroi më shumë se një mirëseardhje të ngrohtë në Itali, kur u përkul dhe i tregoi nga pranë format e saj të famshme.
Të dy përfituan nga rasti për të promovuar edhe filmin e tyre të ri, “Manual Dashurie”.
Në këtë film, De Niro do të quhet Adrian dhe do të jetë një profesor historie i divorcuar, që ka kaluar një transplant në zemër.
Ai zhvendoset në Romë ku jeton në një lloj situate të vetizolimit, deri sa kur njihet me Violën, e cila luhet nga Bellucci dhe midis tyre lind një dashuri e fortë.
Filmi do të shënojë edhe bashkëpunimin e parë midis aktorit hollivudian dhe aktores së mirënjohur italiane.
Top Channel