Bahrein, princi: Ndal veprimeve ushtarake
19/02/2011 17:40
Princi trashëgimtar Salman bin Hamad al-Khalifa, që gjatë orëve të fundit ka marrë fuqi të plota nga mbreti për të zgjidhur krizën, ka urdhëruar tërheqjen e të gjithë ushtarakëve nga rrugët e Bahreinit, me efekt të menjëhershëm.
Manifestuesit e opozitës janë kthyer në sheshin e Perlave, në qendër të kryeqytetit, ku kanë rifilluar të vendosin tenda, pas sulmit të dhunshëm të policisë gjatë natës dy ditëve më parë ku humbën jetën tre persona.
Top Channel