Bahrein, opozita refuzon bisedimet

19/02/2011 08:00

Grupi kryesor i opozitës në Bahrein refuzoi ofertën e Mbretit Hamad bin Isa al-Khalifa, për një dialog kombëtar.

Antarë të lartë drejtues të partisë Wefaq, një grup që përfaqëson shumicën shiia të popullësisë, kërkoi dorëheqjen e qeverisë dhe tërheqjen e ushtrisë nga rrugët e kryeqytetit Manama, si kushte paraprake për t’u ulur në bisedime.

Wefaq-i e bëri të ditur qëndrimin e tij gjatë mëngjesit, nëpërmjet një komunikate zyrtare, e shpërndarë edhe në rrjetet ndërkombëtare të lajmeve.

Bahreini është vendi i fundit arab që është tronditur nga protestat. Katër protestues u vranë nga forcat e sigurisë ditën e enjte.

Trupat hapën zjarr në manifestimin e realizuar gjatë varrimit të tyre, duke shkaktuar plagosjen e të paktën 50 personave.

Gjatë mbrëmjes së fundit ishte mësuar se Mbreti Hamad, i kërkoi djalit të tij më të madh, Princit të Kurorës Salman, që të niste një debat mbarëkombëtar, për zgjidhjen e krizës politike.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA