Algjeri, deputeti është jashtë rrezikut

19/02/2011 19:20

Drejtori i përgjithshëm i spitalit Mustafa, në Algjer, i cituar nga agjencia APS, ka deklaruar se deputeti i Grupimit për Kulturë dhe Demokraci, Tahar Besbes pas të gjitha analizave “nuk ka asnjë problem serioz, por vetëm një ndrydhje të kaviljes”.

Më përpara burime mjeksore të spitalit kishin thënë se Besbes ishte rizgjuar.

Zëdhënësi i partisë së tij kishte deklaruar se Besbes ishte plagosur në mënyrë të rëndë gjatë manifestimit të Algjerit dhe ishte shtruar në koma.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA