Agjencia e lajmeve “Associated Press” njoftoi se ish-luftëtarë të UCK-së kanë dhënë dëshmi të detajuara në vitin 2003 për trafikun e organeve.

Sipas agjencisë, serbë të burgosur janë vrarë dhe pasi u janë marrë organet, të cilat janë shitur, janë varrosur për të fshehur provat.

“AP” citon ish-zyrtarin e drejtësisë në Kosovë, Paul Coffey, i cili në një letër dërguar gjykatës së Hagës ka shkruar se dëshmitë për këtë cështje janë bërë nga tetë persona.

Të gjithë këta, shton më tej burimi, kanë qenë shqiptarë nga Kosova apo Mali i Zi, të cilët kanë shërbyer në radhët e UCK-së.

Top Channel