Ngjitja e Behxhet Pacollit drejt postit të presidentit të Kosovës ka zgjuar interesin e mediave ruse, të cilat kanë rikujtuar angazhimin e firmës së tij në ristrukturimin e pallatit të Kremlinit.

Kështu, e përditshmja “Kommersant” shkruan se për realizimin e kësaj sipërmarrjeje Pacolli është përfshirë në afera korruptive me ish-presidentin rus Boris Yeltsin.

Ndërsa media të tjera kanë rikujtuar se në fillim të viteve ’90, kryetari i AKR-së ka qenë sërish në Rusi për të realizuar një projekt në Jakutia.

Pikërisht këtu, ai është takuar me guvernatorin Pavel Borodin, i cili ka qenë kryetar i Departamentit të Menaxhimit të Pronës në presidencën ruse.

“Kommersant” shkruan gjithashtu se firma e Pacollit, “Mabetex Group” është ftuar sërish për të ristrukturuar pallatin e Kremlinit, rezidencën presidenciale Shuiskaja Cupa, zyrat e qeverisë, atë të Dumës, si dhe për shumë projekte të tjera.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA