Tunizi, Ashton: Ndihmat e BE-së, thelbësore
18/02/2011 18:55
Përfaqësuesja e lartë për Politikën e Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, nëpërmjet zëdhënësit të saj ka replikuar ndaj kritikave të ministrit tunizian të Industrisë, që dje i kishte cilësuar si “qesharake” shifrat që BE është gati të japë për Tunizinë.
“Bëhet fjalë për një paketë shumë thelbësore ndihmash – duke kujtuar se shifra 17 milionë euro lidhet me – nevojën e menjëhershme për para”.
“Por janë edhe 258 milionë të tjera ndihma nga 2011 dhe 2013”, theksoi ajo.
Top Channel