Një makinë e Policisë së Kosovës është sulmuar me gurë nga një grup personash në dalje të Zubin Potokut.

Në makinën e policisë ndodheshin dy agjentë, njëri me kombësi shqiptare dhe tjetri me kombësi serbe, të cilët nuk janë lënduar.

Dy agjentët kanë deklaruar se personat që i sulmuan u larguan nga vendi i ngjarjes me një automjet tip “BMW”.

Ngjarja në fjalë është e fundit në vazhdën e incidenteve të ndodhura në Zubin Potok e Leposavic gjatë kësaj jave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA