Një shkrimtar kosovar që jeton në Gislaved të Suedisë ka marrë plagë trupore pasi është sulmuar nga një grup huliganësh.

Sipas raportimeve të mediave kosovare, shkrimtari Hamit Gurguri është sulmuar nga disa persona, të cilët ai i ka identifikuar si serbë.

Gjatë përleshjes me ta, Gurguri ka marrë plagë të lehta në fytyrë, konkretisht në faqen e djathtë dhe në sy.

Pas agresionit, shkrimtari ka lajmëruar policinë, e cila ka nisur hetimet për identifikimin e huliganëve, të cilët sipas Gurgurit kanë përdorur fjalë fyese ndaj kombit shqiptar.

Shkrimtari Hamit Gurguri ka deklaruar se gjatë veprimtarisë së tij në Suedi ka marrë shumë kërcënime.

Top Channel