Shtetet e Bashkuara kanë dënuar dhunën e ushtruar mbi protestuesit në Lindjen e Mesme.
Shefi i Shtëpisë së Bardhë u shpreh tejet i shqetësuar nga raprezaljet kundër demonstruesve në Bahrein, Libi dhe Jemen.
Në deklaratën e lëshuar me këtë rast, thuhet se Uashingtoni e kundërshton fuqimisht përdorimin e forcës ndaj protestuesve paqësore në këto tre vende dhe kudo që të ndodhin akte të tilla.
Presidenti amerikan u bën thirrje qeverive përkatëse të tregojnë përmbajtje dhe të respektojnë të drejtat e popujve të tyre.
Deklarata e Obamës pason njoftimet se forcat e sigurimit kanë hapur zjarr kundër protestuesve në të tre këto vende gjatë ditëve të fundit. Shtëpia e Bardhë thote se Presidenti po i ndjek me kujdes zhvillimet nga Lindja e Mesme dhe po njoftohet për ccdo të re mbi protestat anti-qeveritare të përhapura në mbarë botën arabe.
Top Channel