Obama: Jo dhunë kundër manifestuesve
18/02/2011 20:35
Presidenti amerikan, Barack Obama ka dënuar sot aktet e dhunës kundër manifestuesve në Bahrein, në Jemen dhe Libi dhe ka lëshuar një apel në lidhje me lirinë e shtypit.
Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Jay Carney duke u folur mediave në bord të Air Force One, ka deklaruar se presidenti është “thellësisht i shqetësuar” nga lajmet për akte dhune kundër manifestuesve.
Obama u ka bërë thirrje këtyre qeverive që të shmangin aktet e dhunës.
Top Channel