3-vjetori i pavarësisë së Kosovës u festua gjatë ditës së djeshme edhe në sheshin Time Square të Nju Jorkut, ku u mblodhën qindra shqiptarë.

Në ceremoninë e zhvilluar merrnin pjesë zyrtarë amerikanë, përfaqësues të diasporës shqiptare, si dhe autoritete kosovare, mes të cilave ministrja e Jashtme, Vlora Citaku.

Shqiptarët e pranishëm, nën drejtimin e këngëtares Merita Halimi kënduan himnin shqiptar, ndërkohë që në sheshin e njohur u vendos edhe një billboard me urimin për 3-vjetorin e pavarësisë.

Top Channel