Kosova, Jeremic fjalim në Harvard
18/02/2011 14:55
Ministri i Jashtëm serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia është e angazhuar për arritjen e një kompromisi mbi cështjen e Kosovës.
Në një fjalim të mbajtur në Universitetin e Harvardit, Jeremic është shprehur se vetëm kompromisi do të mundësonte një zgjidhje gjithëpërfshirëse.
“Kjo është e vetmja mënyrë që të arrihet një zgjidhje e drejtë dhe e qendrueshme mes popullit serb dhe atij shqiptar”, ka pohuar Jeremic.
Ai ka shtuar më tej se për të arritur paqen e qëndrueshme, të gjitha palët duhet të heqin dorë nga kërkesat e tyre maksimaliste.
Top Channel