Komisioni Evropian pret bashkëpunim nga Kosova dhe Serbia në bisedimet e reja që pritet të zhvillohen pas formimit të institucioneve të reja kosovare.

Deklarata është bërë nga Stefano Sanino, nëndrejtor i Drejtorisë së Përgjithshme të KE për Zgjerimin.

Në përfundim të një vizite në Kosovë, Sanino është shprehur se KE mirëpret punën e qeverisë së Kosovës për realizimin e ambicjeve evropiane.

“Axhenda e BE-së është axhendë e reformave të thella. Sipas përvojës sonë, edhe pse këto reforma janë të vështira, sjellin stabilitet dhe prosperitet”, ka deklaruar Sanino.

Top Channel