Egjipti rihap portat për turistët
18/02/2011 03:10
Me shpresën se turistët do të rikthehen shumë shpejt, Egjipti vendosi të rihapë ditën e dielë të gjitha pikat turistike në vend.
Lajmi njoftohet nga ministri i ri i antikiteteve dhe turizmit i cili tha se do të hapen të gjitha zonat turistike, si ato faraonike, koptike dhe islamike.
“Të gjitha zonat, faraonike, koptike, islamike e ato moderne do të rihapen”, thuhet në deklaratën e ministrit Zahi Hauas.
Vendimi u mor nga qeveria e re egjiptiane pasi u shqyrtua gjendja e sigurisë në vend.
Ndërkohë, zyrtarisht pasurisë antike të Egjiptit, pas trazirave për largimin e Mubarakut, i mungojnë 18 objekte, mes të cilave edhe statuja e famshme e Faraonit Tutankhamun.
Top Channel