Me qindra mijëra egjiptianë u bashkuan më parë gjatë ditës në “paradën e fitores” në Kajro, një manifestim paqësor në javën e largimit të presidentit Hosni Mubarak, i cili përfundoi pak më parë.
Sipas “Associated Press”, ndërsa turmat bënë thirrje për ruajtjen e premtimeve të revolucionit, ato vendosin nën presion autoritetet aktuale ushtarake, të cilat kanë shpallur se do të drejtojnë vendin deri në muajin shtator, kur zgjedhjet e ardhshme të mbahen.
Thirrje të shumta u bënë për lirimin e të burgosve politikë dhe heqjen e gjendjes së jashtëzakonshme, e imponuar nga ushtria pas shpërbërjes së parlamentit.
Autoritetet ushtarake u nderuan nga turmat për rolin e tyre, por njëkohësisht u përballën edhe me kërkesat për të ligjëruar organizatën e Vëllazërisë Muslimane, e cila nëse lejohet të konkurrojë në zgjedhje, pritet të shndërrohet në një prej partive kryesore në jetën politike të vendit.
Top Channel