Citaku, premtime për njohje të reja
18/02/2011 12:35
Ministrja e Jashtme e Kosovës, Vlora Citaku, gjatë qëndrimit të saj në Nju Jork ka marrë garanci për njohje të reja të pavarësisë.
Citaku është takuar me përfaqësues të vendeve të Amerikës Latine dhe të Lindjes së Mesme, të cilët kanë premtuar njohje në ditët dhe javët e ardhshme.
Gjithashtu, gjatë vizitës së saj Citaku ka mbajtur një fjalim në universitetin New School të Nju Jorkut, ku u është përgjigjur pyetjeve të studentëve mbi kauzën e Kosovës.
Ministrja e Jashtme mori gjithashtu pjesë në ceremoninë për 3-vjetorin e pavarësisë së Kosovës që u mbajt në sheshin Time Square, si dhe në një ceremoni përkujtimore në nder të diplomatit Richard Holbrooke, me ftesë të familjes së këtij të fundit.
Top Channel