Bruksel, Kosova do drejtojë takimin e CEFTA
18/02/2011 13:00
Më 11 mars, në Bruksel do të mbahet takimi i parë i anëtarëve të CEFTA-s nën kryesimin e Kosovës.
Kosova presidencën e CEFTA-s e ka marrë nga janari i këtij viti, ndërsa takimi i 11 marsit do të jetë aktiviteti i parë në kuadër të kësaj presidence.
Ende nuk është e qartë nëse kryesimin e këtij institucioni do ta bëjë Kosova vetë, apo së bashku me UNMIK-un.
Në faqen e internetit të CEFTA-s thuhet UNMIK/Kosovo. Vitin e kaluar CEFTA është kryesuar nga Serbia.
Top Channel