Lufta e aktores Halle Berry me ish-bashkëshortin e saj, për kujdestarinë e vajzës së tyre 2-vjeçare, është pasuruar me taktika të reja.
Ndërsa Berry zgjodhi sulmet mediatike, babai i vajzës së quajtur Nahla, Gabriel Aubry, po përdor shfaqjet publike për të treguar lidhjen e tij të fortë me të bijën.
Në atë që u duk një mesazh i fortë për vendosmërinë e tij për të ruajtur të drejtat mbi vajzën, modeli 32-vjeçar doli me vogëlushen dhe o fotografua në publik gjatë vizitës në kopshtin zoologjik të Los Anxhelosit.
Aktualisht, të dy prindërit kanë të drejta të njëjta mbi fëmijën. Megjithatë, më parë gjatë muajit, Berry lajmëroi se do të hapë një proces për të fituar kujdestarinë e plotë.
Sipas raportimeve të shtypit, aktorja është e shqetësuar për ndikimin që ka tek vajza e dashura e re e ish-bashkëshortit, showgirl-i Kim Kardashian.
Top Channel