Dhjetra mijëra persona po marrin pjesë në lutje në Bahrein, një ditë pasi përleshjet mes protestuesve dhe forcave të sigurisë lanë katër të vdekur.
Në një xhami, mbështetësit e klerikut kryesor shiit bënë thirrje për “fitore islame” dhe për vdekjen e familjes në pushtet.
Më herët, protestuesit morën pjesë në ceremonitë mortore të tre viktimave të ditës së djeshme. Disa prej pjesëmarrësve deklaruan se të ndjerët ishin gati të jepnin jetën për të arritur ndryshimin.
Ndërkohë, një protestë pro-qeveritare pritet të mbahet, vetëm pak orë pasi në Bahrein u ndaluan grumbullimet publike.
Tanket janë vendosur në pika strategjike rreth rrugëve në Manama, një ditë pasi demonstruesit u dëbuan nga Sheshi Pearl.
Ministria e Brendshme ka deklaruar se ushtarët do të ndërmarrin cdo masë të nevojshme për të ruajtur sigurinë.
Top Channel