Amerikani kërkon 7,2 miliardë $ dëmshpërblim

18/02/2011 09:05

Një miliarder teksan, i quajtur Allen Stanford, paraqiti në gjykatë kërkesën për një dëmshpërblim rekord prej 7,2 miliard dollarësh, pasi pretendon se të drejtat e tij kushtetuese u shkelën.

Sipas tij, prokurorët ndoqën taktika të paligjshme, në hetimin për skemat piramidale të Stanford-it, të cilat sipas autoriteteve, kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme më shumë se 7 miliardë dollarë nga kreditorët.

Stanford e cilëson veten të pafajshëm për akuzën e mashtrimit dhe zhvatjes financiare, ndërsa një gjykatë e liroi një muaj më parë, me argumentin se 60-vjeçari nuk ishte në gjendje mendore për të përballuar një gjyq.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA