Afganistan, autobomba vret 11 persona

18/02/2011 09:00

Të paktën 11 persona mbetën të vrarë në mëngjes, pas shpërthimit të një autobombe në provincën Kost, në lindje të Afganistanit.

Sipas raportimit të BBC-së, sulmi ndodhi pranë një zone në qendër të qytetit, e populluar me shumë njerëz.

Policia u bë dyshuese për makinën dhe hapi zjarr, duke detyruar kamikazin që të shpërthente përpara se të arrinte në vendin ku mund të krijonte më shumë dëme.

Në kufi me Pakistanin, provinca regjistron një aktivitet shumë të lartë të talebanëve dhe mbështetësve të Al-Qaeda.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA