Përshkallëzohen protestat anti-qeveritare në Bahrein. Policia ka ndërhyrë me gaz lotsjellës në qendren e kryeqytetit Manama për ta “pastruar” atë nga manifestuesit.
Mijëra protestues janë mbledhur për në sheshin kryesor të Manamas për të protestuar kundër vrasjes së 2 demonstruesve gjatë manifestimeve të fillimjavës.
Korespondentët e disa mediave ndërkombëtare njoftuan se pas mesnatës, policia ka ndërhyrë me shkopinj gome e gaz lotësjellës kundër protestuesve, edhe pse këta të fundit nuk kanë shfaqur akte dhunë më parë.
Burimet jozyrtare flasin për dhjetra të plagosur, ndërkohë që mijëra forca policie mbajnë të bllokuara rrugët që të lidhin me pjesët kryesore të kryeqyetit, përfshirë edhe ato që të cojnë në spitale.
Top Channel