Libia, SHBA: Inkurajojmë reformat

17/02/2011 04:30

Shtëpia e Bardhë ka reaguar për situatën e krijuar më së fundmi në disa vende të Afriëks së Veriut dhe i ka bërë thirrje në veccanti kreut të Libisë, Muamar Gedafi që të dëgjojë thirrjet e popullit të tij.

“Të gjitha këto vende po përballen me vështirësi të njëjta. Ne i inkurajojmë që të ndërmarrin hapat e nevojshme e specifike që u përgjigjen kërkesave dhe nevojës së popujve përkatës. Libia padyshim futet në këtë kategori”, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Philip Croëley.

Reagimi i Shteteve të Bashkuara ka ardhur pas përplasjeve të dhunshme në Tunizi dhe Egjipt frikës së përsëritjes së të njëjtit skenar edhe në Libi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA