Libi, 9 të vdekur në Al Beida

17/02/2011 10:35

Të paktën 9 persona (13 sipas burimeve të tjera) kanë humbur jetën pas përleshjeve në qytetet e Al Beida, në lindje të vendit, mes demonstruesve antiqeveritarë dhe forcave të rendit.

Lajmin e kanë bërë të ditur faqet e mediave opozitare në vend.

Në Al Beida, qyteti i tretë libian, gjatë natës reagimi i forcave të sigurisë ka qenë shumë i ashpër.

Sipas disa dëshmitarëve, ata kanë ndërhyrë edhe me helikopterë nga të cilët mund të jetë hapur zjarrë mbi manifestuesit.

Për momentin nuk ka konfirmime zyrtare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA