Le Monde: Ben Ali, në gjendje kome

17/02/2011 19:00

Ish-diktatori tunizian, Zine El-Abidine Ben Ali, ndodhet në gjendje kome pas një problemi kardiovaskular, raportoi gjatë pasdites e përditshmja franceze “Le Monde”.

Një burim i afërt me ish-presidentin tunizian, i cili u largua nga vendi i tij pas protestave popullore, në 14 janar, konfirmoi lajmin për korrespondetin e gazetës në Arabinë Saudite.

”Ka hyrë që prej dy ditësh në një gjendje kome, ndërsa ndodhet duke u kuruar në spitalin e Xhedas”, deklaroi burimi, i cili shtoi se gjendja e Ben Ali-së cilësohet si “shumë e rëndë” nga mjekët.   

Më parë gjatë ditës, Le Monde pati shkruar se “ish-presidenti tunizian është transportuar me urgjencë në spitalin e Xhedës, në një spital i cili i rezervohet vetëm princave sauditë. Ai ishte shtruar atje me një identitet të rremë, pasi dyshohet se pësoi një arrest kardiak”.

Lajmi i së përditshmes franceze konfirmohet edhe nga një faqe interneti e mirëinformuar për situatën në Arabinë Saudite. Në “JSS News” shkruhej: “Sipas asaj që dimë, Ben Ali është në një gjendje kritike, por mjekët më të mirët të Mbretërisë janë mbledhur, në përpjekje për t’a shpëtuar”.

Ndërkohë, bashkëshortja e tij, Leila Trabelsi, nuk ndodhet pranë Ben Alisë. Ish-diktatori tunizian ndodhet në strehim politik në Arabinë Saudite, ndërsa fondet e tij personale, të rezervuara në Bashkimin Europian, janë ngrirë të gjitha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA