Irak, autobombë, të paktën 13 viktima
17/02/2011 17:55
Një autobombë shpërtheu një orë më parë në qytetin e Muqdadijës në Irak, duke shkaktuar vdekjen e të paktën 13 personave.
33 të tjerë janë plagosur, midis të cilëve disa në gjendje kritike, prandaj bilanci i viktimave pritet të rritet.
Shpërthimi ndodhi pranë një dyqani të shitjes së automobilave në Muqdadija, qytet i cili ndodhet 80 kilometra në verilindje të kryeqytetit Bagdad.
Top Channel