Carey vazhdon punën edhe shtatzanë

17/02/2011 19:40

Këngëtarja amerikane, Mariah Carey, është e vendosur që të mos lejojë dy binjakët që duhet të lindin që të ndërhyjnë në punën e saj.

Edhe pse barku është fryrë, 40-vjeçarja refuzon të pranojë se është shumë shtatzanë për të punuar, ndërsa promovoi linjën e re të bizhuterive të saj në një televizion amerikan.

Carey kishte veshur një bluzë të gjërë, në të cilën mund të lexohej fjala “bebe”. Në një pjesë të intervistës, ajo u shtri në divan dhe vazhdoi të fliste në atë mëyrë.

Mariah pret të lindë dy fëmijë në fund të prillit ose fillim të majit, ndërsa bashkëshorti i saj, Nick Cannon, ka bërë të ditur se fëmijët janë djalë dhe vajzë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA