William-Kate, vizita e parë në Kanada

16/02/2011 18:15

Princi William dhe Kate Middleton do të realizojnë vizitën e tyre të parë si të martuar në Kanada, lajmëruan sot zyrtarë anglezë pranë oborrit mbretëror.

Ata do të shpenzojnë rreth dy javë në qershor në Kanada, një vend që vazhdon të pranojë formalisht sovranitetin e kurorës së Mbretëreshës së Britanisë.

Udhëtimi do të shërbejë për t’i prezantuar “shërbyesve besnikë” të kurorës, qytetarëve kanadezë, Mbretin dhe Mbretëreshën e ardhshme të Mbretërisë.

Kjo do të jetë hera e parë për William që do të udhëtojë në Kanada në moshën madhore. Ai ka vizituar vendin disa herë, së bashku me babain Princin Charles dhe nënën, Princeshën Diana.

Në itenerarin e vizitës do të përfshihet Alberta, territoret Veriperëndimore, Ishulli I Princit Eduard, Kebeku dhe zonat frëngjishtfolëse.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA