Kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski është takuar sot në Uashington me numrin dy të Shtëpisë së Bardhë, Joe Biden dhe me sekretaren e Shtetit, Hillary Clinton.

Sipas raportimeve të mediave maqedonase, në qendër të bisedimeve kanë qenë përcaktimet strategjike të Maqedonisë dhe cështja e emrit kushtetues.

Sipas burimeve, ka gjasa që të zhbllokohet anëtarësimi i Maqedonisë në NATO dhe nisja e bisedimeve për anëtarësimin në BE.

Pjesë e delegacionit maqedonas ishte edhe ministri i Jashtëm Antonio Milloshoski, i cili ka shprehur përkushtimin e Shkupit për mbylljen e kontestit me Greqinë.

Burimet shtojnë më tej se në takime është diskutuar edhe për reformat që po kryen qeveria maqedonase dhe mbështetja e SHBA.

Top Channel