Kryetari i PDK-së, Hashim Thaci ka deklaruar sot se qeveria e re e Kosovës do të nisë nga puna ditën e hënë, kur do të bëhet edhe mbledhja e parë e Parlamentit pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të 12 dhjetorit.

Deklaratën e tij Thaci e bëri në mbledhjen e fundit të qeverisë në ikje, ministrat e të cilës i ka falenderuar për punën e bërë.

Kryeministri ka theksuar se marrëveshja e arritur me partitë e tjera do të sigurojë një mazhorancë solide dhe të qendrueshme gjatë gjithë mandatit të saj 4-vjecar.

“Në përgjegjësinë time si kryeministër dhe si i emëruar për formimin e qeverisë së re, mandati i të cilës do të fillojë javën e ardhshme, dëshiroj të them se tanimë jam në përfundim të negociatave me partitë partnere, me të cilat do të punojmë për realizimin e ëndrrës Evropiane të Kosovës”, ka deklaruar Thaci.

Edhe pse i ka vlerësuar zgjedhjet e 12 dhjetorit si të suksesshme, Thaci ka bërë të ditur se prioritet i qeverisë së re do të jenë reformat zgjedhore dhe bisedimet me Serbinë. 

Top Channel