Dy anije ushtarake iraniane po bëhen gati të kalojnë kanalin e Suezit për të arritur Sirinë.
Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Jashtëm izraelit, Lieberman, i cili e ka cilësuar iniciativën e Teheranit si “një provokim”.
Shefi i diplomacisë izraelite ka paralajmëruar se Izraeli nuk do të mund të tolerojë për një kohë të gjatë përsëritjen e veprimeve të këtij lloji.
Kalimi i kanalit nga anijet e flotës iraniane pritet të bëhet gjatë orëve të natës, raportojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve.
Për Izraelin bëhet fjalë për misionin e parë të këtij lloji pas shumë vitesh, “një sinjal ky që vetëvlerësimi i Iranit është duke u rritur”.
Marrëdhëniet mes Izraelit dhe Iranit vijojnë të jenë të tensionuara dhe temperatura e tyre rritet pas deklaratave të herëpashershme të Teheranit për zhdukjen e Izraelit nga harta e botës.
Top Channel