Ministri i jashtëm i Serbisë, Vuk Jeremic paralajmëroi se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Sigurimit për Kosovën do të kërkojë zyrtarisht që ky trup të nisë mekanizmin hetues për sqarimin e akuzave në raportin e Dick Marty.

Kryediplomati serb tha se duhet të mundësohet që ky mekanizëm hetues të ketë kapacitetin e duhur për mbrojtjen e dëshmitarëve.

“Të gjitha krimet e luftës në ish-Jugosllavi deri tani janë hetuar përmes mandatit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe këshilli është njoftuar me zbulimet e hetimeve. As në këtë rast nuk duhet të jetë ndryshe”, theksoi Jeremic.

Ai shtoi se vetëm EULEX-i nuk mund t’i kryejë hetimet, sepse nuk ka juridiksion territorial mbi të gjitha vendet ku duhet të hetohet kjo cështje, por vetëm në Kosovë.

Top Channel